Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një muaj paraburgim ndaj katër personave për vrasje në tentativë

NULL NULL
28.02.2024 15:36

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i’u caktuar masën e paraburgimit një muaj katër të pandehurve A.H., Ç.M., B.D. dhe B.D (1)., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të vrasjes të mbetur ne tentativë dhe mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas kërkesës, A.H. dhe Ç.M., “me datën 24 shkurt 2024, në fshatin Krushë e Madhe, Komuna Rahovec, me dashje kanë tentuar të privojnë nga jeta të dëmtuarit B.D. dhe B.D.(1), nga fshati Krushë e Madhe, Komuna Rahovec, ashtu që pasi natën kritike rreth orës 23:00 të pandehurit A.H. dhe Ç.M kishin shkuar të pajisur me armë tek shtëpia e të dëmtuarve B.D dhe B.D.(1), ku me vete kishin armë të llojit të panjohur N.N, ashtu që pasi të njëjtit janë vërejtur nga ana e të dëmtuarve kanë gjuajtur disa herë në drejtim të tyre duke iu shkaktuar lëndime trupore gjendje kjo e konstatuar nga raporti mjekësor i QKMF-së Rahovec, duke ikur më pas në drejtim të panjohur deri kur paraqitet për ndihmë të parë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për shkak të lëndimeve të marra trupore.

Në komunikatën për media, ndër të tjera se në kohën dhe vendin e njëjtë i pandehuri B.D. me dashje kanë tentuar të privojnë nga jeta të dëmtuarit A.H. dhe Ç.M., i cilin me t’i vërejtur në rrugë menjëherë e njofton vëllain e tij B.D.(1), dhe nga shtëpia ka gjuajtur me armë të tipit AK – 47 shumë herë duke i shkaktuar lëndime trupore tek i dëmtuari A. H., ndërsa B.D.(1), sapo ishte informuar nga vëllai i tij B. D., kishte marrë veturën e tipit ‘’N……’’, duke dalur në një rrugë tjetër dhe ka gjuajtur jashtë veturës me armën e tipit M-57, në drejtim të të dëmtuarve, duke shkaktuar kështu lëndime trupore, siç është konstatuar nga raporti mjekësor i Spitalit Rajonal të Prizrenit”, ndërsa Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurve ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

“Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, me datën 26 shkurt 2024 ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve Ç.M., B.D. dhe B.D.(1), pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Ndërkaq me datën 27 shkurt 2024, pas mbajtjes së seancës dëgjimore në ambientet e Spitalit Rajonal të Prizrenit, për të pandehurin A.H., i cili ndodhet i shtrirë, po ashtu ka caktuar masën e paraburgimit, por për shkak të plagëve të marra nga armët e zjarrit më 24 shkurt 2024, ai do të qëndrojë në spital deri sa mjekët të vlerësojnë se gjendja e tij shëndetësore është e përshtatshme për të dërguar në qendrën e paraburgimit. Në këtë periudhë, oficerët korrektues do ta mbajnë nën përkujdesje të tyre”, thuhet më tej në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.