Një muaj paraburgim ndaj gjilanasit që ushtroi dhunë ndaj gruas së tij NULL NULL 28.03.2023 14:57 28.03.2023 14:57 Foto: Arkiv Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur një muaj parabugim ndaj të pandehur P.C. për dhunë në familje. Në njoftimin e policisë thuhet se personi në fjalë dyshohet që gjatë muajit mars në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj bashkëshortes së tij, A. C. Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri mund të përsërit veprën penale, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi (VIDEO) 15 minuta më parë