Një muaj paraburgim – dyshimet për kontratat milionëshe ndaj Nagip Krasniqit të KEK-ut (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 20.04.2023 20:30 nga Haris Ademi 20.04.2023 20:30 Nagip Krasniqi u përcoll në pranga për në veturën policore që e dërgoi në paraburgim për një muaj. Me kërkesë të prokurorisë speciale, kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës iu caktua kjo masë të enjten nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Krasniqi dyshohet për tri vepra penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”, njofton Klan Kosova. Në spikamë janë dy kontrata njëburimore. E para ka vlerë 3.5 milionëshe për ta riparuar kaldajën e bllokut A5, e për të cilën dyshohet se Krasniqi ushtroi ndikim te shefi i prokurimit Ymer Dragusha, për t’ia dhënë kompanisë Litwin. Keqpërdorimet këtu i mohoi KEK-u me një komunikatë, duke thënë se nuk ka shpenzuar asnjë cent, pasi e ka shkëputur marrëveshjen. “Kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprere më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve)”, thuhet në komunikatën e KEK-ut. Por, korporata s’reagoi për kontratën tjetër 60 mijë euroshe, për konsulencë ligjore, në të cilën dyshohet se pati konflikt interesi. Klan Kosova mëson nga burime se në llupën e prokurorisë janë edhe disa kontrata tjera njëburimore, me kompani të huaja. Një ditë më parë, policia për krime ekonomike bastisi zyrat qendrore të KEK-ut, teksa më pas arrestoi kryeshefin. Për këtë zhvillim, veç seancës dëgjimore në gjyq, debat i ashpër u zhvilluar në Kuvend, mes opozitës dhe pushtetit që e ka emëruar Krasniqin në këtë pozitë në tetor të 2021-ës.
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023