Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një muaj paraburgim për burrin nga Gjakova që dyshohet për dhunë në familje dhe mospërfillje të gjykatës

NULL NULL
24.06.2025 19:23
Paraburgimi
Fotografi ilustruese

Gjykata Themelore në Gjakovë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin F. B., i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale: “Dhuna në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas njoftimit të gjykatës, më 20 qershor 2025, rreth orës 02:18 në Gjakovë, i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Z. B., duke e kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes telefonit, transmeton Klankosova.tv.

“Para se të më gjejë policia kam me të zënë ty, nuk ka policë që të shpëton, ta di dugojën, ta di shtëpinë, kam për të bërë kufomë…”, ishte një nga mesazhet kërcënuese që, sipas aktakuzës, i dyshuari ia kishte drejtuar viktimës, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim emocional.

Përveç kërcënimeve, F.B. akuzohet se ka shkelur masën mbrojtëse të vendosur nga Gjykata Themelore në Gjakovë, e cila i ndalonte çdo kontakt me të dëmtuarën si dhe afrimin në distancë më të vogël se 100 metra nga ajo, transmeton Klankosova.tv.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, ka konstatuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer ajo.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim për 30 ditë, nga 23 qershori deri më 23 korrik 2025. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.