Një mënyrë që frigoriferi i inoksit të shkëlqejë si i ri NULL NULL 2 years më parë 2 years më parë Gjurmët e gishtave, pluhuri dhe mbetjet e ushqimeve duken gjithmonë tek pajisjet e kuzhinës prej inoksi. Kur u shkojmë një leckë, përveç njollave, në to mbeten edhe gjurmët e leckës. Ja si të kujdesemi që këto pajisje të jenë gjithmonë plot shkëlqim. Ju duhen: një shishe spray (bosh) 1 gotë ujë 1 gotë uthull e bardhë e distiluar vaj ulliri Një peshqir për pastrim Një copë mikrofibër Udhëzime: Hapi 1: Përgatisni spray-n. Shtoni në shishen bosh të spray-t ujin dhe uthullën. Tundeni mirë shishen që të përzihen përbërësit Hapi 2: Spërkasni përgatitjen në sipërfaqen e frigoriferit tuaj. Më pas fshijeni me peshqir që të pastrohen dhe gjurmët e gishtave e të ushqimeve. Sigurohuni që të fshihni me të njëjtin drejtim me sipërfaqen e inoksit. Hapi 3: Përfundoni pastrimin me vaj ulliri. Hidhni disa pika vaj ulliri në copën tuaj mikrofibër. Më pas fërkoni sipërfaqen vazhdimisht, në të njëjtin drejtim. Prisni 20 minuta dhe me të njëjtën mikrofibër pastroni ndonjë mbetje të pikave të vajit të ullirit, shkruan living. Do të shihni menjëherë një ndryshim të madh. Nuk do të ketë më njolla dhe frigoriferi juaj do të jetë si i ri.
Lajme Scholz paralajmëron vizitë në Ballkanin Perëndimor: Integrimi i tyre është në interesat tona 19.05.2022 11: 33