18:40, 10 Korrik 2020

Valon Murtezaj, këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit Avdullah Hoti, ka thënë që kryeministri ka diskutuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi.

“Aspekti i njohjes është qëllimi kryesor dhe do të duhet të jetë në procesin e dialogut”, ka thënë Murtezaj duke theksuar se këtë, kryeministri Hoti e ka bërë shumë të qartë në fjalimin e tij.

Murtezaj në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që Macron thotë se është punë e Kosovës që të jenë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes.

“Aq e madhe është bërë çështja e kufirit, sa që kryeministri Hoti ka dashur që të jetë shumë eksplicit, pa diplomaci thotë në fjalimet e tij që kjo është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë. Duhet të ja bëjmë të qartë të gjithëve që koha është për njohje”, është shprehur Murtezaj.

Konkurs Pune

Lexo më shumë