Një maroken dhe një algjerian dyshohen për vjedhje në Pejë NULL NULL 22.01.2021 10:45 22.01.2021 10:45 Dy shtetas të huaj po dyshohet se ia kanë thyer veturën një burri në Pejë dhe ia kanë vjedhur një palë syze dhe një telefon. Viktima ka raportuar në polici se ai kishte parkuar automjetin e tij në “Qarshia e Gjatё” në Pejё dhe kur është kthyer ka parë se dikush ka hyrë në veturën e tij, njofton Klan Kosova. Policia ka thënë se ka arritur të identifikojë dy të dyshuarit të cilët janë njëri me nënshtetësi marokene dhe tjetri algjeriane. “H.A, i lindur më 1994, mashkull/ maroken dhe J.B, i lindur më 1993, mashkull/algjerian”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024