8:26, 16 Dhjetor 2019

Është mbajtur një minutë heshtje në Whakatane në kujtim të viktimave nga shpërthimi i vullkanit në Ishullin e Bardhë në Zelandën e Re, saktësisht një javë pas ngjarjes tragjike.

Nderimi i bë në orën 14:11 me kohën lokale, kur edhe ishte momenti i saktë i shpërthimit një javë më parë.

Në mediat sociale, gjithashu u panë pamje kur ngasësit e makinave ndaluan ato në shenjë respekti për viktimat.

Gjashtëmbëdhjetë viktima janë konfirmuar ndërsa dy trupa janë ende të zhdukur, të cilët besohet të jenë në ujërat jashtë ishullit.

Rreth 20 persona janë në kujdes intensiv me djegie të rënda.

Konkurs Pune

Lexo më shumë