Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një ish-kryetar komune akuzohet për korrupsion

NULL NULL
08.05.2015 16:16
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 14 personave për korrupsion, ku në mesin e tyre është edhe një ish-kryetar komune.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, kundër 14 të pandehurve për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Mashtrim”, dhe “Mashtrimi në detyrë”.

Të akuzuarit janë: M.K., XH.K., H.R., E.S., S.K., N.G., R.H., B.P., B.A., SH.K., B.K., H.D., A.S., A.P.

Në një njoftim për media të prokurorisë thuhet se në mesin e të akuzuarve është edhe një ish kryetar komune si dhe tetë zyrtarë tjerë të asaj komune, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar, se duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

“Në aktakuze po ashtu janë të përfshire edhe pronarët e tre operatoreve ekonomik, si dhe dy persona përgjegjës të caktuar nga këta operatorë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar si kontraktorë dhe nënkontraktorë, ku ky i fundit gjithnjë duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve kanë sjellë në lajthim të dëmtuarën në fjalë, ashtu që me rastin e kryerjes se punimeve në rrugët e kësaj komune nuk u janë përmbajtur kushteve të përcaktuara në kontratë, me qëllim që t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm” bën të ditur prokuroria.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.