Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një i vdekur nga rrokullisja e traktorit në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik

NULL NULL
11.06.2025 15:32
traktor zetor
Foto ilustruese

Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes së një traktori që ka ndodhur sot rreth orës 14:15, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka pohuar se menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas tij, pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete.

“Në lidhje me rastin është njoftuar njësia rajonale e trafikut për procedurat e mëtejme”.

“Në rrethana ende të pasqarauara , dyshohet se traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit”, tha Veseli.

I njëjti theksoi se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. -/Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.