Një i vdekur në një vetaksident në rrugën Gjakovë – Prizren NULL NULL 07.05.2023 15:43 07.05.2023 15:43 Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Gjakovë – Prizren. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija. Sahatqija tha se aksidenti është një vetaksident i shkaktuar nga ana e një motoristit. “Një motorist i moshës 32-33 vjeçare, i cili ka qenë pa helmetë e ka humbur kontrollin, ka qenë duke shkuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar e motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija për Klankosova.tv “Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimsë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 1 day