Një i vdekur e një i lënduar si pasojë e një aksidenti në Leposaviq NULL NULL 20.04.2023 21:36 20.04.2023 21:36 Një person, shtetas i Serbisë, ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Rudar të Leposaviqit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani. “Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture”, është shprehur Elshani për Klankosova.tv. Elshani bëri të ditur se kamioni dhe vetura ishin me targa të Serbisë, ndërsa edhe viktima, që ishte shofer i veturës, ishte shtetas i Serbisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023