Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në Nabërgjan të Pejës NULL NULL 09.07.2025 13:53 09.07.2025 13:53 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës. Si pasojë një person e ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi ai. “Në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut”, theksoi Gashi për Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 4 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë