9:59, 7 Korrik 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Bardhaniq të Gjakovës.

Dyshohet se një shtetas i Shqipërisë e ka vrarë duke e therur me thikë burrin e kushërirës së tij. Pos këtij janë sulmuar me thikë dhe kanë mbetur të lënduar edhe gruaja dhe djali i viktimës, njofton Klan Kosova

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

“Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes”.

“Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.Sipas informatave të para, i dyshuari V.I. mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë ka sulmuar me thikë mikun e tij (viktimën), gruan dhe djalin e tij, pas të cilit akt i dyshuari është arratisur”.

“Të dhënat e personit të dyshuar i janë përcjellë të gjitha njësiteve policore dhe rreth orës 07:00 i njëjti është arrestuar nga Stacioni Policor në Deçan. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i dyshuari është ndaluar për 48 orë ndërsa i lënduari tjetër (djali i viktimës) për shkak të plagëve të rënda është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”.

“Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit vepra është cilësuar si ”Vrasje e Rëndë”, ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon ende, kurse hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë në mbikëqyrje të afërt të prokurorit të shtetit” deklaroi Graishta për klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë