Një i vdekur dhe shtatë të plagosur nga një sulm terrorist në Jerusalem NULL NULL 24.04.2023 22:20 24.04.2023 22:20 Të paktën shtatë persona u plagosën pasi një palestinez u fut me automjet në një treg të frekuentuar në Jerusalem, në atë që policia e quan një sulm terrorist. Një civil i armatosur vrau shoferin, 39-vjeçarin Hatem Najma, konfirmoi policia pas incidentit. Një burrë rreth të 70-tave u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ndërkaq tre burra, një në të 50-at dhe dy 25-vjeçarë pësuan vetëm lëndime të lehta. Najma, baba i pesë fëmijëve, nuk ishte i njohur për forcat izraelite të sigurisë, por kishte një histori të sëmundjes mendore. Policia tha se Najma shpejtoi në një kryqëzim, duke u përplasur qëllimisht në një grup këmbësorësh që kalonin rrugën në një kryqëzim. Presidenti izraelit Benjamin Netanyahu e quajti incidentin një sulm terrorist. “Minuta më parë, jo shumë larg nga këtu, pati një tjetër përpjekje për të vrarë qytetarët izraelitë. Ky sulm terrorist na kujton se toka e Izraelit u fituan përmes shumë mundimeve”, tha Netanyahu përpara se të merrte pjesë në një ceremoni të Ditës së Përkujtimit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Izraeli mohon pretendimin e OKB-së se po përpiqet të detyrojë banorët e Gazës të shkojnë në Egjipt 2 minuta më parë
Kosova Kryetari i Vushtrrisë i dërgon telegram ngushëllimi familjes së policit që vdiq në vendin e punës në Jarinje 14 minuta më parë