Një grua në Teksas lind gjashtënjakë për nëntë minuta NULL NULL 18.03.2019 13:00 18.03.2019 13:00 Një grua në Teksas lindi gjashtë fëmijë për vetëm nëntë minuta, të premten në mëngjes, transmeton Klan Kosova. Spitali në Teksas, përmes një njoftimi tha se gruaja lindi 4 djem dhe 2 vajza në mëngjesin e së premtes. Foshnjat peshonin mes një dhe dy kile. Ata janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po marrin kujdes të nevojshëm. Spitali gjithashtu raportoi se nëna, Thelma Chiaka, është mirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.