17:34, 10 Qershor 2019

Një grua aksidentalisht ka hapur derën e emërgjencës në vend të atij të toaletit.

Kjo fluturimit të kompanisë “Pakistan Airlines”, i cili do të nisej nga Manchester-i, është shtyrë për gati tetë orë.

Sipas Indenpendent, fluturimi ishte gati të realizohej për në Islamabad, dhe udhëtarët ishin paralajmëruar ishin paralajmëruar për vendosjen e rripave të sigurisë, ndërkohë një grua kishte vendosur të shkonte në tualet.

Ajo e hapi gabimisht derën L5, e cila ndodhet në pjesën e pasme të aeroplanit, pranë derës së tualetit.

Zakonisht, anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit ulen te dalja emergjente, por nuk është e qartë pse ata dështuan ta parandalojnë këtë incident.

Përmes një deklarate, kompania “Pakistan International Airlines” tha: “Një udhëtare e hapi gabimisht derën për dalje emergjente”, gjatë ditës së premte.

Pas këtij rasti, nisja e fluturimit u ndërpre menjëherë dhe të gjithë udhëtarët u larguan nga aeroplani.

Aeroplani u nis më në fund nga Mançesteri në orën pes% të mëngjesit të së shtunës me një numër më të vogël udhëtarësh.

Konkurs Pune

Lexo më shumë