Një grua goditet nga vetura në Fushë Kosovë (VIDEO) NULL NULL 28.07.2021 16:25 28.07.2021 16:25 Një grua ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë. Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar ku shihet një veturë e tipit “Mercedes” duke vozitur me një shpejtësi të madhe. Aty nuk shihet qartë momenti i aksidentit por shihen njerëzit teksa vrapojnë për t’i dalë në ndihmë të lënduares. Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se shoferi i automjetit është paraqitur në stacionin policor pak pas aksidentit. “Sot rreth orës 08:00, në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, dhe të njejtës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”. “Ngasësi i automjetit është paraqit në stacion policor pak kohë pas aksidentit pasi që i njëjti fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti po trajtohet nga njësiti i trafikut”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë