Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një grua amerikano-ruse dënohet me 12-vjet burgim në Rusi për tradhti

NULL NULL
15.08.2024 12:28
Një grua amerikano-ruse dënohet me 12-vjet burgim në Rusi për tradhti
Një grua amerikano-ruse dënohet me 12-vjet burgim në Rusi për tradhti

Një gjykatë ruse ka dënuar balerinën amatore Ksenia Karelina me 12-vjet burgim për tradhti për dhurimin e 51 dollarëve për një bamirësi që mbështet Ukrainën.

Karelina, e cila ka nënshtetësi amerikane dhe ruse, u deklarua fajtore javën e kaluar pas një gjyqi të mbajtur me dyer të mbyllura.

Ksenia Karelina kishte jetuar në Los Anxhelos dhe u bë shtetase amerikane në vitin 2021. Ajo u arrestua gjatë një vizite familjare shkurtin e kaluar në Yekaterinburg, rreth 1,600 kilometra në lindje të Moskës.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 15 vjet burg. Gjykata në Yekaterinburg e shpalli atë fajtore për tradhti të lartë dhe e dënoi me burgim në një koloni penale të regjimit të përgjithshëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.