Një gjykatë turke burgos protestuesit që e ndërprenë fjalimin e Erdoganit NULL NULL 03.12.2024 09:49 03.12.2024 09:49 Presidenti i Turqise, Rexhep Tayyip Erdogan Një gjykatë turke ka burgosur nëntë protestues që ndërprenë fjalimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan në Stamboll javën e kaluar, duke akuzuar qeverinë e tij për vazhdimin e eksporteve të naftës në Izrael. Incidenti ndodhi gjatë fjalimit televiziv të Erdoganit në një forum të premten, ku protestuesit thanë se qeveria nuk po arrinte të mbështeste retorikën e saj pro-palestineze. Ata thonin shprehtje të tilla si “Anijet po transportojnë bomba në Gaza” dhe “Ndaloni nxitjen e gjenocidit”. Erdogan u përgjigj ashpër. “Zionistët në mbarë botën e dinë shumë mirë se ku qëndron Recep Tayyip Erdogan. Por duket se ju ende nuk e keni kuptuar.” Policia largoi demonstruesit nga ngjarja dhe prokurorët i akuzuan për fyerje të presidentit dhe pjesëmarrje në një demonstratë të paligjshme. Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit tha se grupi kishte koordinuar veprimet e tyre brenda dhe jashtë vendit të ngjarjes dhe kishte kërkuar ndalimin e tyre në pritje të gjykimit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj hap dyert e Kullës në Gllogjan: Është e popullit, u ndërtua me gurë të kullave të djegura (VIDEO) 20 minuta më parë
Kosova Abdixhiku në Gadime të Lipjanit: LDK-ja ka popullin pas, jemi ngritur në këmbë tashmë 39 minuta më parë
Kosova Haradinaj: Kurti thoshte shko Hashim në Hagë, unë i them shko Albin në Prokurori Speciale (VIDEO) 48 minuta më parë