Lajmet e fundit

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti dhe u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë takimeve me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, t’i paraqesin qartë kërkesat e Kosovës.
Sipas saj, qasja në arkivat e Serbisë duhet të bëhet pjesë zyrtare e Dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa kërkoi edhe krijimin e një “Gjykate Speciale për Serbinë”, që do të merrej me krimet e luftës të kryera në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
“Kosova nuk duhet të presë nga Brukseli vetëm për të dëgjuar se çfarë kërkohet prej saj. Duhet të flasë me kërkesat e veta: Arkivat. Provat. Drejtësia”, ka shkruar kwshilltarja e ish-presidentes, Vjosa Osmani.
Ajo e cilësoi zbardhjen e së vërtetës historike si një element të rëndësishëm për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Më poshtë postimi i plotë: