Një fëmijë në Rahovec sulmohet nga qeni (VIDEO) NULL NULL 24/05/2015 24/05/2015 Adriatik Shala, 8 vjeçari nga Rahoveci, u sulmua të shtunën nga një qen, transmeton Klan Kosova. Ngjarja ndodhi në vendin ngjitur me Fabrikën e Plastikës në Rahovec. Kontakti me pronarin, i cili jeton jashtë vendit, ishte i pamundur, ndërsa përgjegjësit e fabrikës, duke mos dashur të flasin para kamerave, treguan se lokacioni ku u sulmua fëmija është pronë private e fabrikës. Storie e gazetarit Vullnet Krasniqi.