Një fëmijë me dy koka ka lindur në Bangladesh (FOTO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një fëmijë me dy koka ka lindur në Bangladesh (FOTO)

NULL NULL
13/11/2015

Në Bangladesh ka lindur një bebe me dy koka.

Fëmija, që në fakt është dy motra të bashkuara që ndajnë një trup të vetëm, dy këmbë dhe dy duar, ka ardhur në jetë me anë të operacionit cezarian.

I lindur në distriktin Brahmanbaria, fëmija po qëndron në kujdes intensiv në spitalin më të madh në Dhaka, për shkak se ka probleme me frymëmarrjen.

Babai i kësaj bebe, Mia Jamal, ka thënë se është “mahnitur” kur e kishte parë fëmijën e tij të posalindur.

“Ajo ka dy koka plotësisht të zhvilluara. Mund të hajë me të dyja gojët dhe të marrë frymë me të dyja hundët”.

“Prapë se prapë e falënderoj Allahun që ajo dhe gruaja ime tani janë mirë”, ka thënë Mia Jamal, babai i foshnjës, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Bebja

Testet kanë dëshmuar se fëmija ka vetëm një set të organeve gjenitale, ka thënë Abu Kawsar, pronari i spitalit ku bebja ka lindur.

“Përveç se ka dy koka, foshnja e sapolindur të gjitha organet e tjera nga një, sikurse të gjitha bebet tjera”.

Sipas “Journal of Family and Reproductive Health”, ky është një fenomen shumë i rrallë, që paraqitet 1 në 50,000 deri në 100,000 lindje.

Mirëpo, 60% e bebeve të lindura në këso gjendje vdesin për një kohë të shkurtër.

Qindra njerëz i janë drejtuar spitalit në Dhaka pasi që lajmet për lindjen e kësaj foshnje u përhapën në gjithë vendin.

Në të kaluarën në Bangladesh dhe Indi, bebet e lindura me anomali konsideroheshin si zotëra të tokës.