Një është pak, hekurudhës për Durrës i duhen 2 trase (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 14.08.2022 20:12 nga Flamur Gajtani 14.08.2022 20:12 Hekurudha në mes të Durrësit e Prishtinës ishte kryemarrëveshja e mbledhjes së fundit në mes të qeverisë së Kosovës e asaj së Shqipërisë. Por, ajo për të cilën aktualisht po bëhet studimi i fizibilitetit, është se po kërkohet të bëhet me dy trase, e jo vetëm një, siç është plani aktual. Kjo për ta bërë atë më funksionale. Pos Kosovës, transportit me tren elektrik nga Shqipëria, pritet t`ia shohë hairin krejt Ballkani, teksa po thuhet se dobia e zgjerimit me një trase shtesë pritet të jetë më e madhe se harxhimet për të. Ideja e dy linjave po u pëlqen edhe përfaqësuesve të Odës së Turizmit, që presin rritje të eksplorimit të asaj ane. Për kërkesën e saj, Dhoma e Tregtisë e njoftoi në një takim edhe ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, teksa u tha se pritet hartimi i versionit final për të parë nëse kjo mund të zbatohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 7 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 14 minuta më parë