Një ekip saudit arrin në Turqi për të hetuar rastin Khashoggi NULL NULL 12.10.2018 15:56 12.10.2018 15:56 Një delegacion nga Arabia Saudite ka arritur në Turqi për të zhvilluar një hetim të përbashkët me autoritetet turke për zhdukjen e gazetarit të njohur saudit, Jamal Khashoggi. Gjithashtu raportohet se edhe princi saudit, Khaled al-Faisal, ka vizituar Turqinë për të zhvilluar bisedime rreth këtij rasti, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Më vonë zyrtarët turq kanë bërë të ditur se të dy vendet kanë rënë dakord për formimin e një grupi të përbashkët pune për të hetuar rastin. Thuhet se me 2 tetor të këtij viti, Khashoggi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, për të nxjerrë disa dokumente që i nevojiteshin atij për t’u martuar dhe nuk ka dalë më nga ai vend. Zyrtarët turq dhe e fejuara e tij e cila ka qenë duke e pritur Khashoggin jashtë konsullatës, kanë thënë treguar se ai më nuk ka dalë nga konsullata. Autoritetet turke fillimisht kanë vlerësuar se Khashoggi, i cili konsiderohej si kritik i njohur i qeverisë saudite, është vrarë qëllimisht brenda konsullatës. Mirëpo zyrtarët saudit e kanë mohuar një gjë të tillë. Një delegacion saudit ka arritur në Turqi në kuadër të një marrëveshje midis Ankarasë dhe Rijadit për të hetuar rastin, kanë thënë disa burime turke. Ata nuk kanë dhënë detaje se kush ishte i përfshirë në këtë delegacion. Për t’u informuar më shumë me zhdukjen e dyshimtë të gazetarit saudit, klikoni në linkun e mëposhtëm. CNN: Turqia i ka provat audio dhe vizuale të vrasjes së tmerrshme të gazetarit saudit klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.