“Një Dorëzim” nga Presheva sonte në Teatrin e Gjilanit NULL NULL 22.05.2025 14:05 22.05.2025 14:05 Teatri i Gjilanit sonte mirëpret Teatrin e Preshevës me komedinë “Një Dorëzim”, nga Martin McDonagh, me regji të Afeida Boriçi. Në këtë shfaqje, një burrë misterioz është në kërkim të dorës së tij të majtë të humbur që prej 27 vitesh, transmeton klankosova.tv. Dy të dashuruar grindavecë pretendojnë ta kenë të njëjtën dorë në posedim prej kohësh dhe shkojnë për të marr shpërblimin që kërkuesi po ofron për dorën e tij. Kur këta të fundit ia dorëzojnë një dorë aborigjene me ngjyrë të zezë, që e kishin vjedhur në një muze natyral, këtu fillon drama. “Detektivin” në shfaqje e bën recepsionisti i hotelit ku edhe ndodh ngjarja. Recepsionisti me natyrën e tij prej naivi, por me një shejtanllëk të shkathët arrin të “zgjidhë” të gjitha problemet që lindin brenda shfaqjes. Aktorët e kësaj shfaqje janë: Gani Veseli, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Egzona Salihu, transmeton Klankosova.tv “Një Dorëzim” jepet në teatrin e qytetit, nga ora 20:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.