Një doktoreshë “rebele” si Rita Parashumti (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një doktoreshë “rebele” si Rita Parashumti (VIDEO)

NULL NULL
18/08/2022

Në episodin e fundit të “Podcast Lifestyle me Gonxhen” e ftuar ishte doktoreshë Rita Parashumti.

E lindur dhe rritur në Kroaci, Parashumti është rikthyer për të jetuar në Kosovë së bashku me familjen e saj.

Ajo karakterizohet si një shpirt i lirë, artdashëse e madhe, një person kreativ dhe goxha kureshtar, ndërsa profesioni e dërgoi në një fushë tjetër. Rita vendosi të studiojë mjekësinë në Universitetin e Prishtinës, kurse praktikën e nisi në shtetin gjerman për psikosomatikë.

Si një doktoreshë rebele, ashtu siç e quan ajo vetën, Rita është rikthyer përsëri në Kosovë ku krijoji konceptin “Ritwells”, i cili është një sistem preventiv i mjekësisë që ka për qëllim fuqizimin e mirëqenies së plotë të njeriut. Ajo përmes këtij koncepti ka krijuar programe që nuk kanë të bëjë vetëm me pamjen fizike, por edhe atë psiqike dhe shpirtërore.

Për më shumë se 30 minuta Dr. Rita Parashumti, ka qëndruar me dëgjuesit e Klan FM për të ndarë këshilla për një lifestyle më të shëndetshëm.

“Podcast Lifestyle me Gonxhen” me autore Gonxhe Gërxhaliu, mund ta ndiqni çdo të mërkurë nga ora 20.00 në Klan FM, si dhe në kanalin zyrtar të televizionit në YouTube.