Një delegacion nga Policia e Maqedonisë viziton Policinë e Kosovës NULL NULL 09.10.2019 16:09 09.10.2019 16:09 Një delegacion i Policisë së Maqedonisë i kryesuar nga drejtori për Siguri Publike, Sasho Tasevski, ka vizituar Policinë e Kosovës. “Takimi i realizuar kishte për qëllim konfirmimin e bashkëpunimit të të dy policive në angazhimet ku përfshihet: bashkëpunimi ndërkufitar, koordinimi i ndërsjellë dhe mbulimi i përbashkët i kufirit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës si dhe shkëmbimi i informacioneve me interes të përbashkët për parandalim të kriminalitetit “- njofton Policia e Kosovës përcjellë Klan Kosova. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me përgatitjet dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta rreth planifikimit të masave për siguri në lidhje me sigurimin e ndeshjes së futbollit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës gjatë 2020-ës, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Varroset sot gruaja që u vra aksidentalisht në derë të shtëpisë në Prishtinë 45 minuta më parë
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 10 orë më parë