Një copë akulli përplaset në çatinë e shtëpisë dhe bie në kuzhinë (VIDEO) NULL NULL 03.12.2021 19:46 03.12.2021 19:46 Një familje nga New Jersey u trondit kur një copë gjigante akulli u përplas në çatinë e shtëpisë së tyre dhe përfundoi brenda në kuzhinë. Kim Paradise tha se ishte duke i dhënë ilaçe foshnjës së saj në shtëpinë e familjes kur dëgjoi një zhurmë të madhe që vinte nga një dhomë tjetër. “Ne dëgjuam se diçka ndodhi, ishte si një shpërthim”, tha Paradise për WPVI-TV, transmeton Klan Kosova. Pjesa e akullit u përplas në çatinë e shtëpisë dhe hapi një vrimë në tavanin e kuzhinës. Paradise tha se copa më të vogla akulli u gjetën jashtë shtëpisë. “Ka akull jashtë në bar. Ka akull në oborrin tonë të pasmë, në çatinë tonë,” tha ajo. Paradise tha se nuk ishte e qartë se nga vinte akulli, por kishte pasur avionë që fluturonin lart në kohën e incidentit. Ajo po ashtu shtoi se askush brenda shtëpisë nuk u lëndua.
Big Brother VIP Stresi: Kam nevojë ta operoj hundën - nuk e kam të devijuar, por e kam të maltretuar (VIDEO) 01/02/2023
Kosova Seferi: Zyrtarët serbë kanë heshtur rreth diskutimeve të sotme në Kosovë për Asociacionin (VIDEO) 31/01/2023
Big Brother VIP Sfida e tapave nga "B52", banorët mbledhin tapa në vlerë prej 590 eurove (VIDEO) 31/01/2023