19:11, 21 Gusht 2019

Një njeri është shtrirë në spital pasi është kafshuar nga një krokodil i cili dikur i përkiste liderit të Kubës, Fidel Castro.

70 vjeçari ishte duke marrë pjesë të martën në  një festë të arrave të detit në akuariumin “Skansen” në Stokholm.

Sipas raportimit të policisë thuhet se personi në fjalë kishte të mbështetur krahun në anën e gabuar të  xhamit të sigurtë në momentin kur u kafshua.

Kafsha është një nga dy krokodilët kuban në akuarium. Të dyja iu dhuruan kozmonautit rus Vladimir Shatalov nga Fidel Castro në vitet 1970.

Kreu i Akuariumit Jonas Wahlstrom tha se burri po mbante  një fjalim në kohën e incidentit.

Të pranishmit përdorën peceta për të ndaluar gjakderdhjen ndërsa prisnin të vinte një ambulancë.

Wahlstrom tha që akuariumi do të vlerësonte mbylljen e kafshëve për të siguruar që të mos ndodhë përsëri.

“Asgjë e tillë nuk u ka ndodhur kurrë më parë këtyre krokodilëve, ne i kemi pasur ato për më shumë se 40 vjet”.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë