17:00, 14 Gusht 2019

Lulet mbeten dhurata e preferuar dhe nje nga idetë më romantike për t’i përcjellë ndjenjat një personi të dashur, por nuk besoj se ka mendim më të ëmbël sesa, të dhurosh një buqetë me fruta.

Ju kishte shkuar mendja për këtë lloj zgjedhjeje?

Ndoshta jo, as mua në fakt, derisa një ditë u njoha me Marsida Bushin, autoren e Oazit Festiv dhe Oazit të Gjelbër, e cila më bëri të dashurohesha me kompozimet e saj. Marsi është nga ato zonja modeste, që mund të mos të të transmetojë shumë në një bisedë, por të lë pa fjalë me krijimet e saj. Ajo mund të mbyllet për orë të tëra duke kompozuar dhe ideuar dhurata shumë të veçanta.

Kështu i lindi edhe ideja për të formuar buqeta, ku në vend të luleve përdori fruta. Luleshtrydhet, rrushi, mollët, ananasi, frutat e pasionit e deri dhe avokadoja, mund të zënë vend shumë bukur në një buqetë.

“Njerëzit i duan frutat, janë tërheqëse, joshëse, plot ngjyra dhe shumë të përshtatshme për të qëndruar në harmoni me delikatesën e luleve”, shprehet Marsida.

Nëse me një buqetë të thjeshtë mund të përcjellësh një mesazh, me një të tillë, të kompozuar me fruta, mund të përcjellësh shumë, shkruan Living, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë