Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore u zbulua në lumin Po të Italisë NULL NULL 08.08.2022 23:50 08.08.2022 23:50 Valët e të nxehtit që kanë përfshirë Evropën këtë verë kanë sjellë jo vetëm temperatura rekord të larta dhe fusha të djegura: ujërat e lumit Po të Italisë janë aq të thara sa zbuluan një bombë të Luftës së Dytë Botërore. Ekspertët ushtarakë e çaktivizuan dhe kryen një shpërthim të kontrolluar të dielën, bombën 450 kilogramësh, e cila u zbulua më 25 korrik pranë fshatit verior të Borgo Virgilio, afër qytetit të Mantuas. “Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po për shkak të uljes së nivelit të ujit të shkaktuar nga thatësira”, tha kolonel Marco Nasi, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Nuk ishte detyrë e lehtë për të pastruar bombën”. Rreth 3,000 njerëz që jetonin aty pranë u evakuuan për operacionin e asgjësimit, tha ushtria. Hapësira ajrore e zonës u mbyll dhe lundrimi përgjatë asaj pjese të rrugës ujore, si dhe trafiku në një linjë hekurudhore dhe rrugë shtetërore afër u ndaluan. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024