Një argjendari në Pejë, cak i një grabitësi (VIDEO) NULL NULL 31.03.2023 19:51 31.03.2023 19:51 Një argjendari në Çarshi të Pejës ka qenë cak i një tentim grabitjeje këtë të premte. I dyshuari gjatë tentimit për grabitje është goditur me mjet të fortë nga pronari, njofton Klankosova.tv. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 18:20, policia është njoftuar për një tentim grabitje në një argjendari në Çarshi të Pejës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari që ka tentuar të grabisë është goditur me një mjet të fortë nga pronari i asaj argjendarie. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”. “Policia është në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin”, tha Gashi. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani i kërkon ministrit suedez mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE 2 months
Kosova Shoqata e Prokurorëve të Kosovës: Reagimet ndaj Isufajt përçojnë mesazhe tendencioze politike 2 months