22:05, 18 Gusht 2019

Shteti i Spanjës këtë të diel ka deklaruar se një anije që ka në bord më shumë se 100 emigrantë mundet të ankorohet në portin e Algerciras, kjo pasi anija është duke qëndruar për dy javë rresht në brigjet italiane dhe është duke pritur ekipet e shpëtimit, transmeton Klan Kosova.

Sipas Reuters, emigrantët shumica e të cilëve janë afrikanë, ishin kapur nga anija e bamirësisë “Open Arms” në brigjet e Libisë dhe prisnin leje nga Italia që të ndaleshin në ishullin Lampedusa.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka porositur zyrtarët e tij që të mos  lejojnë që anija të ndalet, edhe pse të shtunën kishte bërë një lëshim për një anije me emigrantë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë