Një 37-vjeçar thyen penisin, mjekët: I ngjante një patëllxhani - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një 37-vjeçar thyen penisin, mjekët: I ngjante një patëllxhani

NULL NULL
10.04.2023 22:51
Mjekët

Një 37-vjeçar nga Indonezia e ka thyer penisin e tij, teksa po kryente marrëdhënie seksuale me partneren e tij.

Ai u paraqit në spital me penis të fryrë, të mavijosur dhe të gjakosur, ku mjekët thanë se i ngjante një patëllxhani.

37-vjeçari u tha mjekëve se kishte dëgjuar një tingull kërcitjeje gjatë seksit, e ndjekur nga një dhimbje e mprehtë dhe një paaftësi për të urinuar, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Mjekët zbuluan se ai kishte thyer penisin dhe kishte dëmtuar tubin përmes të cilit urina largohet nga trupi.

Ai u dërgua me urgjencë për ndërhyrje kirurgjikale, ku u riparuan dëmet dhe mjekët bën të ditur se brenda një muaji pas operacionit, burri kishte një shërim të plotë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.