Një 23-vjeçare kosovare humb jetën në një aksident trafiku në Nju Jork NULL NULL 28.01.2023 23:36 28.01.2023 23:36 Një 23-vjeçare nga Kosova raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju Jork. Këtë e ka bërë të ditur gazetari Beqir Sina, i cili tha se nga burime të shtypit lokal mësohet se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares. Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po ngiste veturën në gjendje të dehur, sipas burimeve policore. Viktima A. S., vdiq në vendngjarje nga plagët e marra. Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023