Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një 15-vjeçar dyshohet se është vetplagosur aksidentalisht në Milot

NULL NULL
28.06.2024 22:10
Almbulanca, Shqipëri
Almbulanca, Shqipëri

Një 15-vjeçar dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri në Milot.

Sipas policisë, 15-vjeçari dyshohet se ka gjetur një armë zjarri pistoletë të tipit TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht është vetplagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, njofton Klankosova.tv.

Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njësia Administrative Milot, dyshohet  se aksidentalisht është vetplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur  15 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht është vetplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të  rastit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.