16:46, 19 Prill 2019

Sipas një hulumtimi, gratë shtatzëna që janë të ekspozuara ndaj niveleve të rrezikshme të ajrit të ndotur, mund të lindin foshnje me koka të vogla.

Dioksidi i azotit, një ndotës i prodhuar kryesisht nga automjetet, është treguar të ndikojë në rritjen e foshnjës së palindur në javët e fundit të shtatzënisë, njofton Klan Kosova.

Shkencëtarët thanë se ka prova të qarta pas analizimit të një studimi nga e gjithë bota që përfshin një dekadë.

Ata gjithashtu analizuan ndikimin e një diete të dobët, alkoolit dhe kimikateve mjedisore – por gjetën se nuk rrisin rrezikun sikurse ekspozimi ndaj ajrit të ndotur.

Profesori Steve Turner, i cili udhëhoqi studimet në Universitetin e Aberdeen, tha se ‘’ajo që ishte unike për rishikimin tonë të literaturës është që ne shikojmë foshnjat e palindura për të parë nëse ekspozimet e nënave ndaj këtyre faktorëve prekin zhvillimin e fetusit’’.

“Ne kemi përdorur literaturë mjekësore që daton 13 vjet, kur u botuan së pari studimet e para që lidhnin ekspozimin ndaj matjeve të fetusit’’.

Ka pasur gjithsej shtatë studime ku ndotja e ajrit u mat dhe lidhej me madhësinë e fetusit në disa vende në Europë, Australi dhe SHBA.

Në të gjitha studimet, dëshmia ishte e qartë se në tremujorin e tretë, i cili fillon në 28 javë, ekspozimi ndaj dioksidit të azotit uli rritjen e fetusit.

Dioksidi i azotit, i njohur gjithashtu si NO2, gjenerohet kryesisht nga trafiku i automjeteve, i lëshuar kur karburantet, siç është benzina, apo djegjet.

Por ajo gjithashtu mund të gjendet në shtëpi nga tymi i cigareve, kaldaja për ngrohje qendrore, ose butan dhe ngrohje vajguri dhe soba, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë