Nitaj për situatën në veri: Nga 2021-ta Kurti i ka bërë disa gabime shumë të rënda (VIDEO) NULL NULL 06.06.2023 21:34 06.06.2023 21:34 Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj, folur rreth situatës në veri. Ai emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti me veprimet e tij e ka kthyer mbrapsht situatën. Nitaj tha se Kurti e ka shndërruar një pjesë të Kosovës në problem të sigurisë. “Kosova sot është shumë pak e pranishme në veri sesa ka qenë dikur”, tha Nitaj në Rubikon. “Që prej vitit 2021 kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka bërë disa gabime shumë të rënda jo vetëm me mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe qeverisjen e tij. Albin Kurti me veprimet e tij ka arritur që një pjesë të Kosovës ta shndërrojë në problem të sigurisë”, tha ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë