Nitaj: E rrezikshme përçarja mes qytetarëve, nuk ka “popull të Vetëvendosjes” NULL NULL 30.03.2020 18:18 30.03.2020 18:18 Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka tërhequr vërejtjen se përçarjet e mëdha që po bëhen mes qytetarëve nga Lëvizja Vetëvendosje, janë të rrezikshme. Nitaj tha se nuk duhet të ketë “popull të Vetëvendosjes” dhe popull të partive të tjera, ndërkohë që ka shtuar se kjo qasje më së paku është përçmim ndaj pjesës tjetër të qytetarëve, që sipas tij, janë shumicë. “Ndarja e popullit ne ” Populli i VV-se dhe te tjeret” eshte e rrezikshme! Prandaj thirrjet per tu respektuar vota e sovranit, duke nenkuptuar me kete vetem ate pjese te sovranit qe ka votuar per VV-ne, me se paku jane perçmim i pjeses tjeter te sovranit, qe ne rastin konkret rezulton te jete shumice! Kete te drejte nuk e ka askush, e aq me pak mentoret e ekstremit te majte nga jashte!”, ka shkruar Nitaj në Facebook. Numri dy i AAK-së, shtoi se populli ka votuar përfaqësuesit e vet, dhe të njëjtit ka thënë se do të përfaqësojnë deri në zgjedhjet e reja. “Populli i ka votuar perfaqesuesit e tij dhe ata e perfaqesojne kete popull deri ne zgjedhjet tjera, dhe ata i perligjin zgjidhjet, qofte per qeveri te re, qofte per zgjedhje te reja! Vota e cdo votuesi eshte e barabarte dhe ajo ipet ne zgjedhje e jo ne Facebook. Me kete te fundit as nuk mbahen e as nuk permbysen qeverite! Demokracia parlamentare e ketij sistemi zgjedhor ne Kosove, i ka disa norma tjera te funksionimit!”, ka theksuar në fund Nitaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë