NISMA: UÇK ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë ushtri çlirimtare e popullit të saj, e jo ndërmarrje kriminale

NISMA: UÇK ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë ushtri çlirimtare e popullit të saj, e jo ndërmarrje kriminale

NULL NULL
1 muaj më parë

NISMA Socialdemokrate ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në selinë e OVL të UÇK-së ku ka shprehur mospajtimin, për mënyrën e trajtimit të udhëheqësve të OVL-UÇK-së në selinë e saj.

NISMA Socialdemokrate ka thënë se që nga përfundimi i luftës, pjesëtarët e UÇK-së i janë përgjigjur sistemeve të drejtësisë pa asnjë hezitim, duke filluar nga gjykatat e UNMIK-ut, Hagës dhe ato të EULEX-it. Prandaj, askush nuk ka asnjë arsye të ndryshoj mënyrën e sjellës në raport me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Po ashtu, është shqetësuese që në aktakuzën e bërë publike nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, Prokuroria ka dalë nga mandati dhe zotimi se objekt i hetimit do të jenë vetëm individët për veprimet e tyre të supozuara kriminale dhe jo UÇK.

Në fakt, nga ajo që kemi parë në aktakuzën e bërë publike, kjo Prokurori po heton duke e cilësuar UÇK-në si ndërmarrje kriminale”.

“Një cilësim i tillë është ofendues për popullin e Kosovës dhe për më tepër është jashtë mandatit të Dhomave të Specializuara të votuara nga Kuvendi i Kosovës. UÇK ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë ushtri çlirimtare e popullit të saj e jo ndërmarrje kriminale” thuhet në reagimin e NISMA-së, përcjell Klan Kosova.