12:01, 23 Gusht 2019

Nisma Socialdemokrate dhe AKR kanë nënshkruar sot në Prishtinë marrëveshjen për të shkuar në koalicion në zgjedhjet e parakohshme.

Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli kanë vënë firmat në marrëveshje e cila kanë treguar është arritur mbrëmë për të shkuar me listë të përbashkët, njofton Klan Kosova.

Limaj përveç me AKR-në është shprehur u hapur për bashkëpunim edhe me parti të tjera, njofton Klan Kosova.

“Presim të na bashkohen edhe forca tjera politike”, ka thënë Limaj, ndonëse deri sot vet ai dhe zyrtarët e partisë së tij janë shprehur se si subjekt do të shkojnë vetëm në zgjedhje.

“Besoj se koalicioni ynë i ka dyert e hapura edhe për grupet tjera që janë të interesuara që t’i bashkohen këtij boshti politik. Kosovës i duhet një qeveri e fuqishme”.

“Jemi duke thënë për partitë e vogla”, ka shtuar ai pa specifikuar se kë e konsideron parti të vogël.

“Ky koalicion është serioz që lufton për t’i fituar zgjedhjet. Do ta shihni në ditët në vijim – pra koalicioni Nisma AKR dhe grupet tjera që mund t’i bashkohen këtij grupi politik”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë