Nisma mbështet protestën e veteranëve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nisma mbështet protestën e veteranëve

NULL NULL
16/06/2015

Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt përmes një kumtese për media ka bërë të ditur se do ta mbështes protestën e nesërme të thirrur nga shoqatat e dala nga lufta.

Ky subjekt politik konsideron se vet kërkesa për themelimin e Speciales e cila do t’i ndjek krimet e pretenduara mbi baza etnike e jo krimet e luftës të kryera në Kosovë është një pretendim i pa shembulltë.

Sipas kësaj partie ndryshimet kushtetuese që po i përgatiten Kosovësr rënojnë sovranitetin e vendit, sovranitetin e fituar pas flijimeve të shumta, për ka kishim edhe një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.

“Sovraniteti buron nga populli dhe askush nuk ka të drejtë ta negocioj dhe suprimoj atë, madje as Kuvendi i Kosovës” thuhet në komunikatën e Nisma-së.