Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nisin sot zyrtarisht punimet për aeroportin e Vlorës

NULL NULL
28.11.2021 12:36

Ditën e sotme pritet që të nisin zyrtarisht punimet për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Kryeministri i Kosovës, Edi Rama e ka njoftuar që në muajin tetor se më 28 Nëntor, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, do të hapet kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Po përmes një postimi në rrjetet sociale, një natë më parë, kreu i qeverisë thoshte se nga kjo e dielë do të nisë zyrtarisht realizimi i kësaj ëndrre të kahershme.

Ky projekt është premtuar prej vitesh nga Kryeministri, por vetëm pak kohë më parë është përzgjedhur kompania e cila do të ndërtojë këtë vepër të re infrastrukturore.

Po ashtu, siç është bërë me dije, më 29 Nëntor do të hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit./TvKlan

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.