Nisin punimet në këtë rrugë në Prishtinë, Ahmeti paralajmëron tollovi NULL NULL 12.04.2021 16:12 12.04.2021 16:12 Nga sot kanë nisur punimet në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”. Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se punimet do të zgjasin për dy muaj. Ahmeti paralajmëroi tollovi në komunikacion. “Prej sot kanë filluar punimet në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”.Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024