Nishani: Respektoni raportet ndëretnike NULL NULL 10.05.2015 13:36 10.05.2015 13:36 FILE - Albania's Interior Minister Bujar Nishani speaks in Tirania, Albania, in this file photo dated March 15, 2011. Albania's governing coalition on Monday June 11, 2012, nominated Interior Minister Nishani to be the country's new president, provoking fury from the opposition. The presidential election process is considered as a test in Albania's road to integration and may prove decisive in its application for future EU candidate membership status.(AP Photo/Hektor Pustina, file) Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani duke e komentuar situatën në Maqedoni iu ka bërë thirrje palëve për qetësi dhe respektim të marrëdhënieve ndëretnike. Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka shprehur shqetësimin për situatën në Kumanovë të Maqedonisë, duke i bërë thirrje palëve për ruajtje të qetësisë dhe respektim të marrëdhënieve ndëretnike. “Presidenti Bujar Nishani me shqetësim të madh po ndjek situatën në Kumanovë, dhe ndikimin e këtyre zhvillimeve në stabilitetin e vendit fqinj dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Presidenti Nishani shprehu ngushëllimet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, qofshin ata shqiptarë apo maqedonas, që kanë humbur të dashurit e tyre”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit shqiptar. Ai poashtuka apleuar tek të gjitha palët për përmbajtje dhe ruajtjen e qetësisë. Kreu i Shqipërisë porosit që të gjitha palët duhet t’u kushtojnë me shumë kujdes marrëdhënieve ndëretnike dhe, në respekt të Marrëveshjes së Ohrit, të ndërmarrin hapat dhe veprimet e duhura për qetësimin e situatës, sqarimin e saj dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 25 minuta më parë