Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nishani në SHBA

NULL NULL
05.05.2015 11:07
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, është duke zhvilluar një vizitë në SHBA. Presidenti atje do të takohet me politikanë të Nju Jorkut e personalitete të shquara shqiptaro-amerikane.

Presidenti i Republikës shqiptare, Bujar Nishani, bashkë me Zonjën e Parë, Odeta Nishani dhe në krye të delegacionit shqiptar po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i ftuar për të ndjekur votimin e rezolutës për rolin e kombit shqiptar, e kërkuar nga anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj.

Pas votimit të kësaj rezolute, Presidenti i Republikës do t’u drejtohet më një fjalë të pranishmëve në punimet e Asamblesë si dhe Senatit të Shtetit të Nju-Jorkut.

Në njoftimin e zyrës së presidentit Nishani, thuhet se agjenda e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikon takime të Presidentit Nishani me pjesëtarë të Asamblesë dhe të Senatit të Nju Jork-ut, vizita në ‘Hebreë Union College’, një ligjëratë në ‘Manhattan College’, si dhe takime me politikanë të Nju Jorkut e personalitete të shquara shqiptaro-amerikane me një kontribut të qenësishëm në promovimin e vlerave humane të shqiptarëve.

Kreu i Shtetit shqiptar do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e Fondacionit “Raoul Wallenberg”, me organizatën “Sisterhood of Salam” dhe ‘’Ethnic Understanding”, të cilat punojnë në promovimin e dialogut ndërfetar.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.