Nishani: Largimi i shqiptarëve, shqetësim i madh kombëtar NULL NULL 27.04.2015 17:10 27.04.2015 17:10 Duke dënuar skemat e mashtrimit që elementë kriminalë përdorin në dëm të qytetarëve, Presidenti bëri thirrje edhe një herë që zgjidhja të mos shihet tek mbyllja e kufirit, por tek dhënia e alternativave dhe zgjidhjeve konkrete. Presidenti i Republikës Bujar Nishani është gjendur këtë të diel pranë banorëve të Komunës Shishtavec në Kukës, një prej zonave të prekura nga largimet jashtë vendit. Në takimin që pati me banorët e kësaj zone, kreu i shtetit tha se largimi i shqiptarëve është një problem mbarëkombëtar dhe se shkaqet kryesore janë ato ekonomike. Ai i bëri apel qeverisë të dëgjojë në terren shqetësimet reale të njerëzve dhe të punojë për zgjidhjen e tyre. Edhe përafqësuesit e pushtetit vendor e informuan Presidentin Nishani me kushtet e vështira të jetesës, dhe me humbjen e besimit nga ana e të rinjve të cilët shohin si të vetmen zgjidhje largimin nga Shqipëria. Banorët kërkuan mbështetje për përkrahjen e projekteve që kanë hartuar në nivel lokal, përfshirë në subvencionimin, sigurimin e tregjeve për shitjen e produkteve bujqësore si dhe realizimin e projekteve infrastrukturore dhe ndër – kufitare. Presidenti Nishani premtoi se do ta ndjekë me përparësi absolute këtë situatë, do të kërkojë mbështetjen dhe zbatim të menjëhershëm të projekteve lokale, dhe do kërkojë nga ekzekutivi ndërmarrjen e politikave qeverisëse urgjente për ndalimin e kësaj hemoragjie me përmasa kombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.