Nishani dekreton ligjin e dosjeve të kundërshtuar nga Berisha NULL NULL 28/05/2015 28/05/2015 Një ligj shumë i përfolur në Shqipëri është miratuar në heshtje. Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Ky ligj ishte një betejë e Qevrisë dhe e ish-ministrit të Çështjeve Sociale Erion Veliaj në veçanti, transmeton Klan Kosova. Kishte shumë përfaqësues të opozitës që e kundërshtuan këtë ligj, ndër të cilët edhe lideri historik i të djathtëve Sali Berisha qe nga më të vendosurit. Gjithsesi pa shumë bujë, presidenti Nishani e ka dekretuar tashmë këtë ligj me dekretin nr. 9113 më 22.05.2015.