Niset procedurë ligjore ndaj një polici në Kaçanik NULL NULL 01.12.2021 23:33 01.12.2021 23:33 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ndaj një zyrtari policor në Kaçanik ka iniciuar procedurë ligjore. Personi në fjalë dyshohet se ka rrahur një qytetar me aftësi të kufizuara. Në njoftimin e policisë thuhet se për këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), transmeton Klankosova.tv. “Vlen të potencohet se bazuar në udhëzimin administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar. Ndërsa, hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja,” thuhet në njoftimin e policisë.
Big Brother VIP Xhuli: Gabimi im më i madh këtu është ofendimi që i bëra Stresit duke e quajtur "legen" (VIDEO) 01/02/2023
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023